RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, FSK e gatshme të ndihmojë Gjermaninë pas përmbytjeve

16/07/2021

Kosovë, FSK e gatshme të ndihmojë Gjermaninë pas përmbytjeve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ka ofruar Gjermanisë vullnetin e plotë për të mbështetur me aftësitë dhe kapacitetet e tyre operacionale në disponim për menaxhimin dhe tejkalimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet. Mehaj ka shprehur ngushëllimet e sinqerta ambasadorit Rohde. “Pas lajmit të dhimbshëm për pasojat e përmbytjeve në Gjermani, menjëherë kam telefonuar ambasadorin gjerman në Kosovë, Rohde, të cilit i shpreha ngushëllimet në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur institucionet gjermane me aftësitë dhe kapacitetet tona operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet”, shprehet ministri i Kosovës. Ai ka shprehur vullnetin e plotë për dislokim të njësive të specializuara me personel dhe pajisje adekuate në zonat e përmbytura në Gjermani.