RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, 8 humbje jete dhe 88 raste të reja me COVID-19

25/09/2021

Kosovë, 8 humbje jete dhe 88 raste të reja me COVID-19

Tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 88 raste të reja të infektimit. “Nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062.  Në total numri i rasteve aktive është 4.800”, thuhet në njoftimin e MSh-së. Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës. Deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /KosovaPress/