RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, 6 humbje jete dhe 48 raste të reja me COVID-19

20/09/2021

Kosovë, 6 humbje jete dhe 48 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi sot se nga 2.319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347. Në total numri i rasteve aktive është 8.903. Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës. Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.