RTSH 24 Live

Politikë

Komisioni për TIMS, Salianji: Rama dhe Prokuroria s’kthejnë përgjigje. Gogu: S’është dita e gjyqit të radhës

08/05/2024

Komisioni për TIMS, Salianji: Rama dhe Prokuroria s’kthejnë përgjigje. Gogu: S’është dita e gjyqit të radhës

Në Komisionin Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, kryetari Ervin Salianji parashtroi një sërë pyetjesh para ekspertëve, ndërsa deklaroi se Kryeministri Edi Rama dhe Prokuroria e Tiranës nuk kanë kthyer asnjë përgjigje për pyetjet e shtruara nga Komisioni.

“Sot është dita kur siç është dakordësuar të prezantohet plani i hetimit, jo strategji për planin e hetimit.

Kam dy drafte të propozuara dhe një thuajse të dakordësuar mes jush.

A duhet të thirren për të dhënë dëshmi çdo person i cili ka informacion apo nga informacionet dhe dokumentet zyrtare që ka administruar ky komision, rezultojnë të përfshirë në ndërhyrjen e supozuar në të dhënat e TIMS-it?

Jashtë juridiksionit është kryeministri që nuk kthen përgjigje që të tregoj se në raport me ligjin është i barabartë me gjithë të tjerët.

Prokuroria e Tiranës nuk kthen ende përgjigje një komisioni hetimor për pyetje të drejtuara nga komisioni”, tha Salianji.

Ndërsa nënkryetari Toni Gogu në fjalën e tij, deklaroi se në mbledhjen e sotme duhen lejuar ekspertët që të flasin. Gogu theksoi se Komisioni duhet t’i kthehet normalitetit.

"Ligji është shumë i qartë. Ligji flet që këtë moment të përgatitjes së draftit të hetimit e drejtojnë ekspertët.

Propozoj të dëgjohen ekspertët deri në fund dhe pasi ata s'kanë gjë për të thënë të hapet një seancë pyetjesh. Kjo është dita e ekspertëve, jo e jona që të vazhdojmë me gjyqin e radhës. Menjëherë t'i kthehemi normalitetit dhe t'i shmangim komentet pezhorative të tipit që "sot nuk është dita e teorisë", deklaroi Gogu.

/rtsh.al/