RTSH 24 Live

Sociale

Koçiu: Implantimi i defibrilatorëve kardiakë, tashmë edhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”

02/05/2024

Koçiu: Implantimi i defibrilatorëve kardiakë, tashmë edhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Edhe në Qendrën Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”, pranë shërbimit të hemodinamikës realizohet implantimi i defibrilatorëve kardiak (CRT-D), një procedurë invazive delikate e cila u vjen në ndihmë pacientëve me probleme të zemrës.

Lajmin e bën të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e cila ka ndarë dhe një video.

Ministrja shprehet se “Kjo pajisje bashkëkohore, në vijim të investimeve të  qeverisë dhe MSHMS për modernizimin e shërbimeve në sistemin shëndetësor publik me aparatura të teknologjisë së lartë, shpëton jetën e pacientit” .

Ministrja shpreh mirënjohje ekipit të mjekëve, Dr. Agron Meshi, Dr. Meriton Siqeca, , Inf. Miranda Saveta, Inf. Eduart Kule, Inf Shpat Lako të cilët falë kësaj aparature u erdhën në ndihmë dy pacientëve të moshës 45 dhe 60 vjeç.

/rtsh.al/