RTSH 24 Live

Politikë

Karamuço: Meta po hetohet për pastrim parash, pasurinë dhe për ndërhyrje estetike

23/04/2024

Karamuço: Meta po hetohet për pastrim parash, pasurinë dhe për ndërhyrje estetike

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço në një lidhje me Skype në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” u shpreh se njerëz të afërt me ish presidentin Meta janë thirrur nga SPAK në lidhje me Cez-Dian por edhe për dyshime të pastrimit të parave.

Kanë qenë njerëzit më të afërt të ish presidentit të cilët janë thirru në mënyrë të përsëritur që kanë lidhje me Cez Dian por edhe për dyshime për pastrimin e produkteve të veprës penale apo siç quhet ndryshe pastrimin e parave”, u shpreh Karamuço.

Gjithashtu Karamuço u shpreh se Meta po hetohet edhe për pasuritë e tij madje edhe për ndërhyrjet estetike.

Ish presidenti i republikës po hetohet edhe për pasurinë e tij pra, jo vetëm me çështjet e lidhura me CEZ DIAN sepse janë 3-4 çështje ku në njërën prej tyre nuk është i përfshirë por është e akuzuar bashkëshortja e tij.

Kemi qenë bashkë dëshmitar që para rreth 2 javësh që një person shume konfident na ka folur edhe për çështjen e ndërhyrjeve estetike ku nuk është vetëm zonja Kryemadhi por edhe zoti Meta i përfshirë, uroj që të mos jetë e vërtet se do te ishte shume e rende për ato qe çfarë ai tha, populli shqiptar do të skandalizohej për çfarë do të dëgjonte nëse do të provohej nga SPAK-u”, tha Karamuço.

/rtsh.al/