RTSH 24 Live

Aktualitet

Karamuço: Hetimet CEZ-DIA janë shtrirë në Çeki, Maltë dhe Qipro

23/04/2024

Karamuço: Hetimet CEZ-DIA janë shtrirë në Çeki, Maltë dhe Qipro

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se hetimet CEZ-DIA për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta janë shtrirë në Çeki, Maltë dhe Qipro.

Duke folur për dosjen ÇEZ-DIA, Karamuço theksoi se janë thirrur persona konkretë për t’u pyetur për këtë çështje, të cilët janë intervistuar për lëvizjet, udhëtimet, drekat, darkat si dhe lobimin e kryer në këtë rast.

Sipas Karamuços, Çekia është duke bashkëpunuar ngushtë me SPAK-un për dosjen ÇEZ-DIA dhe këto hetime shkojnë në Maltë e deri në Qipro ku po vrojtohen transfertat e parave që janë kryer.

Nga të gjitha informacionet që vijnë në rrugë jo zyrtare bëhet fjalë ashtu e kanë përmendur edhe kolegë të tjerë që jemi në përfundim të hetimeve sidomos për ÇEZ-DIA.

Janë thirrur personat konkretë të cilët janë pyetur për TIMS-in, udhëtimet, drekat, darkat, fjetjet, lobimin dhe kë ka takuar dhe sa ka ndenjur.

Di që ka pasur një bashkëpunim të ngushtë të Republikës Çeke ndaj organeve ligjzabtuese që kanë sjellë një mal me informacione në lidhje me çfarë është lobuar dhe çfarë parash janë lëvizur dhe çfarë transfertash janë kryer.

Kjo paralelisht me disa vende të tjera të rajonit si dhe të Mesdheut, përfshirë këtu edhe Maltën, edhe Qipron. Po hetohet kush ka qenë bashkë me delegacionet që kanë vajtur dhe ku kanë vajtur paratë. Pra po bëhet një hetim i gjithanshëm jo vetëm për veprimet konkrete por edhe transfertat e dyshimta për të cilat po hetohet nga ana e SPAK-ut”, u shpreh Karamuço.

/rtsh.al/