RTSH 24 Live

Politikë

Kandidaturat për ambasadorë, debate te Politika e Jashtme! Shehu: Kanë mungesë eksperience

09/06/2023

Kandidaturat për ambasadorë, debate te Politika e Jashtme! Shehu: Kanë mungesë eksperience

Lista e Ministrisë së Jashtme me kandidatët për misionin diplomatik të Shqipërisë jashtë vendit, ka ndezur diskutime në Komisionin për Politikën e Jashtme. Gjatë prezantimit të kandidaturës nga zv.ministrja Meri Kumbe, kandidate për Ambasadore e Shqipërisë në Izraelit, deputeti Tritan Shehu dhe Agron Gjekmarkaj kanë shprehur rezerva lidhur me kandidaturat e MEPJ. Shehu është shprehur se lista e propozuar nuk plotëson një prej kushteve kryesore që është eksperienca 10-vjeçare në trupin diplomatik, nuk plotësohet. Ai theksoi se ajo çfarë ndodh me trupin diplomatik është një skandal, pasi sikurse bëri me dije, ka ambasadorë të Shqipërisë jashtë vendit, që mbajnë detyrën për 15 vite, ose që nuk kthehen më në vend, duke mos lejuar progres dhe dinamizëm në trupin diplomatik.

“Më në fund pas një heshtje MEPJ ka filluar të zgjohet dhe ka sjellë një listë ndryshimesh të ambasadorëve. Ajo që po ndodh me trupin diplomatik shqiptar është skandal. Kemi ambasadorë për 12-15 vite dhe ambasadorë që nuk kthehen kurrë, e paprecedentë një gjë e tillë. Keni sjellë një numër kandidatësh për ambasadorë, por janë dhe shumë të tjerë akoma që janë në këtë gjendje kënete, që nuk i jep dinamizëm trupit tonë diplomatik, gjendje pa fizionomi, e paimagjinueshme.. nuk i di arsyet e kësaj, mund të jenë klientelizmat, lidhje të tjera të parregullta që krijohen nga ambasadorët, por nuk janë elementë parimor dhe që krijojnë regres.

Keni hequr përqindjen që sanksiononte sa do ishin ambasadorët nga trupi diplomatik dhe sa nga fusha të tjera, por dhe në këtë ndryshim që keni bërë thuhet që duhet të kenë së paku 10 vite ekspereincë në fushën e marrëdhënieve ekonomike, ndërkombëtare. Duhet lidhje 10 vjeçare e lidhur me lidhjet ndërkombëtare. Por ju keni sjellë listë që shumë pak prej tyre kanë 10 vite në trupin diplomatik”, tha Shehu, teksa shtoi se po shkatërrohet trupi diplomatik. Sipas deputetit, qeveria me përzgjedhjen e kandidaturave të marrë nga fusha të tjera, tregon mungesë besimi te trupi diplomaitk.

“Ju keni andikapuar karrierën diplomatike, duke lënë ambasadorët shumë gjatë. Keni lënë ambasadorët që nuk kanë punuar në trupin diplomatik, ju shkatërroni trupin diplomatik. Ju tregoni se nuk keni besim te trupi diplomatik.

Se përse e merrni nga jashtë dhe jo nga trupi diplomatik.

Në tërësi nuk jep sinjale të mira për trupin diplomatik shqiptar”, tha Shehu.

Deputeti Agron Gjekmarkaj gjithashtu ka shprehu rezerva mbi kandidaturën e Meri Kumbes për ambasadore të Izraelit, teksa tha se referuar CV së zv.ministres, kjo e fundit mund të përshtatej më shumë në UNESCO.

Teksa u shpreh se marrëdhëniet Shqipëri-Izrael janë të sabotuara, Gjekmarkaj ngriti pyetjen se “Sfida juaj nuk e di cila do jetë, thjesht të mbani kandili ndezur apo ti çoni atje ku duhet?”.

“Në optikën time modeste, ju shoh më afër një pune në UNESCO se ambasadore në Izrael.

Unë kam një shqetësim personal, ne kur bëjmë diplomati bëjmë folklor. Marrëdhëniet me Izraelin janë nga më modestet, janë të sabotuara”, tha ai.

/rtsh.al/