RTSH 24 Live

Botë

Izraeli urdhëron evakuimin e Rafah-it, Hamasi pranon propozim për armëpushim

06/05/2024

Izraeli urdhëron evakuimin e Rafah-it, Hamasi pranon propozim për armëpushim

Hamasi njofton se ka pranuar një propozim të bërë nga Egjipti dhe Katari për armëpushim për të ndalur luftën 7-mujore me Izraelin.

Hamasi tha në një deklaratë se lideri suprem, Ismail Haniyeh kishte pranuar armëpushimin gjatë një telefonate me kryeministrin e Katarit dhe ministrin e inteligjencës të Egjiptit. Dy vendet e Lindjes së Mesme kanë ndërmjetësuar muaj të tërë bisedimesh midis Izraelit dhe Hamasit për arritjen e një armëpushimi.

Njoftimi për pranimin e një armëpushimi erdhi disa orë pasi Izraeli urdhëroi palestinezët të fillonin evakuimin e qytetit jugor të Gazës, Rafah, përpara një operacioni ushtarak.

Lajmi i njoftimit të Hamasit për armëpushim bëri që njerëzit në Rafah të brohoritnin në rrugë.

Detajet e propozimit për armëpushim nuk janë bërë publike, por zyrtarë egjiptianë kanë thënë se armëpushimi do të ndodhte në një seri fazash në të cilat Hamasi do të lironte pengjet që mban në këmbim të tërheqjes së trupave izraelite nga Gaza.

/rtsh.al/