RTSH 24 Live

Botë

Izraeli rihap kalimin kufitar në Rafah për ndihmat humanitare në Gaza

08/05/2024

Izraeli rihap kalimin kufitar në Rafah për ndihmat humanitare në Gaza

Izraeli thotë se po rihap kalimin Kerem Shalom me Gazën jugore për dërgimin e ndihmave, katër ditë pasi u mbyll për shkak të raketave të Hamasit.

Kamionë nga Egjipti me ushqim, ujë dhe ilaçe kanë mbërritur në vendkalim, sipas ushtrisë izraelite.

OKB-ja kishte shprehur alarmin për mbylljen e dy arterieve kryesore të ndihmës për Gazën. Mbyllja erdhi pasi trupat izraelite morën kontrollin e plotë të anës palestineze të kalimit Rafah me Egjiptin .

Gjatë natës, pati sulme të reja ajrore izraelite në qytetin Rafah, ku ushtria izraelite thotë se filloi një operacion të kufizuar të hënën.

Një zyrtar i lartë amerikan konfirmoi gjithashtu se një dërgesë e armëve amerikane në Izrael ishte ndërprerë javën e kaluar për shkak të shqetësimeve se forcat izraelite ishin gati të fillonin një ofensivë të madhe në qytetin Rafah.

Shtatë muaj pas luftës së tij me Hamasin në Gaza, Izraeli ka thënë se fitorja është e pamundur pa marrë Rafahun.

Por me më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur janë strehuar atje, ndërsa OKB-ja dhe fuqitë perëndimore kanë paralajmëruar se një sulm i gjithanshëm mund të ketë pasoja shkatërruese humanitare.  

/rtsh.al/