RTSH 24 Live

Aktualitet

Humbi rrugën në Malin e Vunoi, Policia e Himarës i vjen në ndihmë turistit gjerman

02/05/2024

Humbi rrugën në Malin e Vunoi, Policia e Himarës i vjen në ndihmë turistit gjerman

Policia e Himarës i ka ardhur në ndihmë një turisti gjerman i cili kishte humbur orientimin në Malin e Vunoi.

Në operacionin për shpëtimin e turistit gjerman u angazhuan gjashtë zjarrfikës dhe katër punonjës policie të Komisariatit të Himarës.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka nisur kërkimet mbrëmjen e djeshme dhe pak pas mesnate kanë gjetur dhe zbritur nga mali turistin gjerman, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

/rtsh.al/