RTSH 24 Live

Politikë

Hasani në Kroaci: Mirënjohje për mbështetjen në rrugën drejt BE. Koha për një takim ndërmjet dy qeverive

23/04/2024

Hasani në Kroaci: Mirënjohje për mbështetjen në rrugën drejt BE. Koha për një takim ndërmjet dy qeverive

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun Gordan Grlić-Radman, teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen e Kroacisë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, deklaroi se ka ardhur koha për të zhvilluar një takim ndërmjet qeverive të dy vendeve.

Jam besimplotë se do vijojmë bashkëpunimin në të njëjtën frymë të partneritetit strategjik. Mirënjohje Kroacisë për mbështetjen e saj gjatë rrugëtimit tonë drejt BE. Arritjet e Kroacisë në BE janë inkurajuese për të gjithë rajonin. Asistenca e Kroacisë për ekipin tonë negociator është për t’u vlerësuar. Ka ardhur koha për një takim ndërmjet dy qeverive”, u shpreh ai.

Hasani u shpreh se dy vendet do të zhvillojnë përpjekje të përbashkëta për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, teksa po ashtu vlerësoi mbështetjen e Kroacisë edhe ndaj Kosovës. Edhe njëherë, Hasani theksoi angazhimin e fortë të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.  

“Do të zhvillojmë përpjekje të përbashkëta për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës. Jemi të bindur se e ardhmja e Kosovës është integrimi euroatlantik i saj. Në lidhje me sfidat e sigurisë, do të rrisim dhe forcojmë bashkëpunimin dhe koordinimin në rajon. Ka vetëm një të ardhme për Shqipërinë, anëtarësimi në BE. Shqipëria është rast unik, ku i gjithë spektri politik është pro evropian. Ne do të vijojmë me kryerjen e reformave sikur anëtarësimi do të ndodhë nesër. Ballkani Perëndimor duhet të bëhet sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian. Kemi mbështetjen e vendeve anëtare të BE, me në krye Kroacinë”, deklaroi ai.

/rtsh.al/