RTSH 24 Live

Kosovë

Haradinaj kërkon nga BE-ja largimin e masave ndëshkuese

09/05/2024

Haradinaj kërkon nga BE-ja largimin e masave ndëshkuese

Në Ditën e Evropës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj  ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për largimin e masave ndëshkuese të vendosura Kosovës në qershor të vitit të kaluar.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj shkruan se, “në këtë ditë theksohet nevoja për largimin e sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe proceseve integruese evropiane, veçanërisht anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.

Sipas tij Kosova tash e dy dekada është e përkushtuar në synimin e saj për të qenë pjesë e familjes evropiane.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike! Ky është një synim për të cilin jemi përcaktuar si shtet, të orientuar për të kontribuuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë, përkrah shteteve tjera të Evropës”.

/rtsh.al/