RTSH 24 Live

Aktualitet

Hapet gropë në mes të superstradës Lezhë - Milot

24/04/2024

Hapet gropë në mes të superstradës Lezhë - Milot

Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në superstradën Milot-Lezhë, në afërsi të  fshatit Gajush, ku është hapur një gropë shembje 50x30 cm, thellësi maksimale rreth 15 cm.

Nuk dihet ende shkaku i dëmtimit të asfaltit në trupin e rrugës.

Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë marrë masa për vendosur patrulla në vendngjarje,  gjithashtu janë njoftuar inxhinieret e firmës mirëmbajtëse të këtij segmenti rrugor të cilët kanë angazhuar menjëherë ekipet e tyre për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme deri në kryerjen e ndërhyrjes së plotë.

/rtsh.al/