RTSH 24 Live

Kosovë

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve të Kosovës. Gërvalla: Goditja vjen pasi mbështesim Ukrainën

07/05/2024

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve të Kosovës. Gërvalla: Goditja vjen pasi mbështesim Ukrainën

Hakerët rusë kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës duke i bërë që të dalin jashtë funksionit për disa orë.

Sipas njoftimit të vetë qeverisë së Kosovës, pre e sulmeve ka rënë faqja e Presidencës dhe Kryeministrisë, të cilat edhe janë rikthyer shpejt në funksion.

Faqet mendohen se janë sulmuar pas deklaratave kundër Rusisë të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Ky grup i hakëreve rusë ka zhvilluar sulm kibernetik kundër Kosovës si hakmarrje ndaj deklaratës time në mbështetje të Ukrainës”, ka deklaruar Maqedonci, i cili ka qëndruar në Poloni në Konferencën e mbrojtjes "Defense 24".

Në reagimin e hakëreve rus përmendet fjalimi i ministrit Maqedonci, i cili ka thënë, sipas tyre, se “Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës”.

Kosova është e gatshme t’i bashkojë përpjekjet kolektive për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. Ata duhet të mendojmë më shumë për këtë...”, kanë shkruar rusisht këta hakera duke përmendur ministrin Maqedonci.

Kujtojmë po ashtu, se një ditë më parë dy qytetarët rusë janë arrestuar në veriun e Kosovës, pasi kishin hyrë në vend nëpërmjet rrugëve ilegale.

Pas njoftimit tonë për mbështetje në pajisje ushtarake për Ukrainën në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus, Moska po kryen një sulm hibrid.

Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë kundër se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, shkruan ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.  

Ndërkaq, policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë arrestuar dy persona me pasaporta ruse dhe që nuk kishin vizë të Kosovës. Ata dyshohet se kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

/rtsh.al/