RTSH 24 Live

Aktualitet

Greqi-Dyshime për larje hesapesh, ekzekutohet në makinë 32-vjeçari shqiptar Roan Brahim, plagoset bashkëshortja

10/05/2024

Greqi-Dyshime për larje hesapesh, ekzekutohet në makinë 32-vjeçari shqiptar Roan Brahim, plagoset bashkëshortja

Një 32-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në Bajron për larje hesapesh mes bandash. 

Mediat greke bëjnë me dije se viktima, është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme (9 maj) teksa ndodhej në makinë me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur, ndërsa djali i cili sapo kishte zbritur nga makina, ka parë gjithë skenën.

RTSH mëson se viktima është Roan Brahimi, nga fshati Pllane i Lezhës.

Në dhjetor të vitit 2020 lokali me pronësi të babait të tij Gjovalin Prendi u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ndërsa në vitin 2014 ju vranë në një atentat dy djem xhaxhallarësh  dhe u plagos një tjetër. 

Mediat greke raportojnë gjithashtu, se autorë ishin dy persona me motoçikletë të cilët janë afruar pranë automjetit të parkuar të 32-vjeçarit dhe kanë qëlluar me armë, duke e lënë të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari në lagjen Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës në Greqi.

32-vjeçari dyshohet se  ka pasur “llogari të hapura” me një bandë shqiptare, ndërsa raportohet gjithashtu se ka qenë i përfshirë më herët në një tentativë vrasje.

/rtsh.al/