RTSH 24 Live

Politikë

Gjikondi: Policia e Shtetit nuk bashkëpunon me SPAK. Ka të inkriminuar

08/04/2024

Gjikondi: Policia e Shtetit nuk bashkëpunon me SPAK. Ka të inkriminuar

Juristja Brisida Gjikondi, e ftuar në emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, në lidhje me policinë e shtetit u shpreh se nuk po bashkëpunon me SPAK. Ajo tha se e majta dhe e djathta kanë bashkëpunuar për ti bërë rezistencë Dumanit.

Gjithashtu Gjikondi theksoi se policia e shtetit shqiptar ka probleme të rënda dhe që është një polici e pakontrolluar dhe e inkriminuar.

Gjithsesi edhe policia e shtetit ka drejtim politik dhe e dimë që politika shqiptare nuk është se është shumë bashkëpunuese me Dumanin. E majta dhe e djathta janë akorduar kanë bashkëpunuar pikërisht për ti bërë rezistencë dhe jam e bindur se çka thotë ai presupozon diçka më shumë.

Të gjithë jemi realist që policia e shtetit shqiptar ka probleme të rënda. Në 2018 u ofruar një ligj nga ish ministri i brendshëm Xhafa për Vettingun e policisë, ligj i cili u ndryshua nga Zoti Lleshaj, ishin gati 12.700 polic që do të futeshin në Vetting për të parë pasuritë, pastërtinë e figurës dhe anën profesionale dhe nga këta kanë kaluar vetëm 63 persona, disa u dore hoqën sepse e morën seriozisht këtë si Vetting dhe thikën e fundit ja nguli zoti Çuçi kur ishte ministër i cili e zbehu fare dhe e zhbëri si ligj. Ne kemi një polici e cila është e pakontrolluar, e inkriminuar”, tha Gjikondi.  

/rtsh.al/