RTSH 24 Live

Aktualitet

Gjendet “shtëpi bari” në Kurvelesh të Tepelenës, kultivonin kanabis sativa

07/05/2024

Gjendet “shtëpi bari” në Kurvelesh të Tepelenës, kultivonin kanabis sativa

Policia ka gjetur në zonën e Kurveleshit të Tepelenës “shtëpi bari” në të cilën kultivohej kanabis sativa. Sipas policisë në rrugën e fshatit Veliqot kanë zbuluar një shtëpi të pabanuar që ishte përshtatur me llamba që furnizoheshin me energji elektrike, për kultivim të bimëve narkotike kanabis sativa në vazo.

Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa në terren apo në ambiente të mbyllura me llamba, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokaster kanë intensifikuar kontrollet.

Si rezultat i kontrolleve dhe inteligjencës policore  shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në rrugën e fshatit Veliqot kanë zbuluar një ambient (shtëpi e pabanuar) të përshtatur me llamba që furnizoheshin me energji elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa në vazo”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Ndërkaq, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit. Në përfundim të veprimeve të para do ketë informacion më të detajuar. Ndërkohë shërbimet e policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambientet e mbyllura.

/rtsh.al/