RTSH 24 Live

Politikë

Gazment Bardhi thirrje për protesta më 26 prill: Bashkia e Tiranës s’mund të jetë grup kriminal

23/04/2024

Gazment Bardhi thirrje për protesta më 26 prill: Bashkia e Tiranës s’mund të jetë grup kriminal

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë thirrje për protesta më 26 prill duke theksuar se Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë grup i strukturuar kriminal.

Sipas Bardhit, qytetarët e Tiranës s’mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë si normalitet, ndërsa vë në dukje se “vetëm nga kontrolli i 1 % të procedurave të prokuruara, rezulton se janë vjedhur në bashkëpunim 100 % e fondeve”

Ai thekson se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj s’mund të fshihet, por duhet të mbajë përgjegjësi.

Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë grup i strukturuar kriminale. Qytetarët e Tiranës nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë si normalitet, kur shohin sesi vetëm nga kontrolli i 1 % të procedurave të prokuruara, rezulton se janë vjedhur në bashkëpunim 100 % e fondeve. Tirana ka shumë probleme dhe buxheti i qytetit duhet të përdoret për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetarëve, për shërbime ndaj tyre, për punë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Të premten, 26 Prill 2024, ora 11:00, protestojmë kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutësisë ndaj taksave tona. Erion Veliaj nuk mund të fshihet, por duhet të mbajë përgjegjësi. Përgjegjësia fillon duke u dorëhequr dhe duke u përballur me drejtësinë si qytetar i zakonshëm i Tiranës!”, shkruan Bardhi në postimin e tij në Facebook, të cilën e shoqëron me një video të bashkëngjitur.

/rtsh.al/