RTSH 24 Live

Politikë

Emisioni “Përballë” në RTSH, Ballanca: Qeveria të ekzekutojë vendimet gjyqësore

22/06/2021

Emisioni “Përballë” në RTSH, Ballanca: Qeveria të ekzekutojë vendimet gjyqësore

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, thotë se qeveria duhet të marrë masa për të ekzekutuar vendimet gjyqësore, pasi Shqipëria ka bërë hapa pas në këtë drejtim. E ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Ballanca shtoi se këto detyrime duhen adresuar sa më parë.

"Shqipëria gjatë mandatit që unë kam, pasi qeveria nuk ka zbatuar për shkaqe buxhetore, për shkaqe besoj edhe të pandemisë edhe të tërmetit ky është justifikimi që qeveria ka dhënë nuk ka pasur mundësi që të adresojë problematikën e detyrimeve që ajo ka. Kjo fatkeqësisht me një numër vendimesh që janë duke ardhur kundër Shqipërisë edhe në nivel ndërkombëtar do ta përkeqësojë situatën për ekzekutimin e vendimeve brenda për brenda vendit."- tha Ballanca në “Përballë”.