RTSH 24 Live

Aktualitet

Elbasan - Akuzohen se morën ryshfet, shpallen në kërkim dy inspektorë të IMT

23/04/2024

Elbasan - Akuzohen se morën ryshfet, shpallen në kërkim dy inspektorë të IMT

Dy zyrtarë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan janë shpallur në kërkom pasi akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Policia e Elbasanit bëri të ditur se Andri Mehja, 38 vjeç, me detyrë kryeinspektor i IMT-së dhe Bardhyl Qehja, 50 vjeç, me detyrë inspektor i IMT-së, janë shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

“Ata dyshohen se në muajin prill 2024, nuk kanë kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje, në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dhe kanë marrë rryshfet për këtë favorizim.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërkohë që vijon puna intensive për kapjen e këtyre 2 shtetasve.

/rtsh.al/