RTSH 24 Live

Aktualitet

Eksperti Softa: Pse nuk shkohet tek grosistët e drogës?

02/05/2024

Eksperti Softa: Pse nuk shkohet tek grosistët e drogës?

Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa deklaroi në  emisionin “3D nga Alban Dudushi” që situata e rendit në vend është shumë e rënduar pavarësisht përpjekjeve dhe punës së mirë të bërë nga Policia e Shtetit.

Për ekspertin Softa, objekti i sulmeve për Policinë e Shtetit duhet të jenë grosistët e drogës që kalojnë tonelata në Shqipëri.

“Të gjithë presin që të shkohet nga arrestimi i personave të nivelit të dytë që janë shpërndarësit dhe të shkohet tek grosistët.  Janë ata që i sjellin me tonelata dhe që kalojnë në territorin Shqiptar dhe ky është një shqetësim i madh”, u shpreh ai.  

Pavarësisht nga këndvështrimet se si u zhvillua debati sot në Kuvend, theksoi Softa, ndërmjet ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe deputetit Ervin Salianji në gjykimin tonë situata e rëndit është e rënduar.

“Por patjetër që ka një punë të  mirë të policisë së shtetit kur për gjatë gjithë kësaj kohe puna dhe aksionet e saj janë gjithmonë në ngritje. Policia ka gjithmonë probleme brenda saj për shkak të inkriminimit të personave që kanë abuzuar me detyrën. Fakti që ka një situatë të rënduar këtë e demonstron numri i madh i arrestimeve” u shpreh ndër të tjera ai.

/rtsh.al/