RTSH 24 Live

Muzikë

Dua Lipa vlerësohet për këngën më të mirë pop në "Brit Awards"

03/03/2024

Dua Lipa vlerësohet për këngën më të mirë pop në "Brit Awards"

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa triumfoi mbrëmjen e së shtunës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më të mëdha në industrinë e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar.

Artistja u vlerësua me çmimin e këngës më të mirë të zhanrit “pop” në ceremoninë “Brit Awards” në Londër.

Ajo fitoi me këngën “Dance the Night”, e cila është kolona zanore e filmit “Barbie”.

Pasi mori çmimin, Lipa falënderoi fansat për mbështetjen. “Është e mahnitshme, faleminderit shumë! Fansat e mi janë arsyeja pse jam këtu.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ishte edhe mes artistëve që hapën ceremoninë e “Brit Awards” të këtij viti.

Artistja ishte nominuar edhe në dy kategori të tjera, për këngën më të mirë të vitit dhe artisten më të mirë, por ishte artistja angleze, Raye, e cila e mposhti në të dyja kategoritë. Artistja 26-vjeçare hyri në histori për numrin e çmimeve të fituara, pasi mori 6 të tillë. 

Gazetare: Vjollca Zharri

/rtsh.al/