RTSH 24 Live

Politikë

Drejtuesja e zyrës së OSBE: Në mbështetje të Shqipërisë për zbatimin e reformës në drejtësi

10/05/2024

Drejtuesja e zyrës së OSBE: Në mbështetje të Shqipërisë për zbatimin e reformës në drejtësi

Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë në kuadër të 111 vjetorit të Ditës së Drejtësisë, drejtuesja e zyrës së OSBE, Klaris Pastori (Clarisse Pasztory) ka përshëndetur punën e bërë për reformën në drejtësi.

Por ndërsa Shqipëria ka hyrë në rrugën e saj të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, Pastori përsëriti edhe njëherë mbështetjen e OSBE për të zbatuar plotësisht reformën e drejtësisë.

“Mbani përgjegjësi të madhe dhe vetëm mund të përpiqemi t’iu ndihmojmë ta mbani me krenari këtë përgjegjësi.

Ndërsa Shqipëria ka hyrë në rrugën e  saj të anëtarësimit të plotë, ne do shtojmë përpjekjet për të mbështetur vlerat e demokracisë dhe të drejtat e njeriut, për të zbatuar plotësisht reformën e drejtësisë dhe për të  forcuar aftësinë përshtatëse në sistemin e drejtësisë, që i shërben një Shqipërie të begatë, me institucione funksionale dhe demokratike dhe mbi të gjitha institucione të drejtësisë”, u shpreh ajo.

/rtsh.al/