RTSH 24 Live

Politikë

Dita Kombëtare e Drejtësisë, Begaj: Rezultatet e reformës, të prekshme. Kultura e pandëshkueshmërisë është tronditur

10/05/2024

Dita Kombëtare e Drejtësisë, Begaj: Rezultatet e reformës, të prekshme. Kultura e pandëshkueshmërisë është tronditur

Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka vlerësuar rezultate e reformës në drejtësi. Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Begaj tha se si kurrë më parë, kultura e pandëshkueshmërisë është tronditur thellë.

Rezultatet e reformës janë të prekshme. Kurrë më parë nuk ka qenë kaq i fortë perceptimi se drejtësia e ka forcën, kurajën dhe energjinë të punojë, të përballet e të triumfojë kundër krimit. Për herë të parë pas shumë dekadash, kultura e pandëshkueshmërisë është tronditur thellë. Kjo duhet përgëzuar dhe mbështetur. Kur flasim për reformën në drejtësi, vëmendja është përqendruar më tepër te procesi i vettingut dhe rezultatet e tij”, tha Begaj.

Kreu i shtetit theksoi edhe njëherë mbështetjen e ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme.

Ritheksoj mbështetjen e plotë për të gjitha organet e drejtësisë dhe magjistratët, për kontributin e tyre të përditshëm në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe interesit publik. E po ashtu, ritheksoj mbështetjen e plotë, pa asnjë rezerve ndaj Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK dhe Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO-së për kontributin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. I kuptoj vështirësitë e panumërta, presionin e vazhdueshëm dhe përgjegjësinë e lartë, por kjo është sfida. Të jeni të sigurt se gjithë shqiptarët ju mbështesin”, theksoi Begaj.

Një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka prehur edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Kryeparlamentarja shpreh vendosmërinë e Kuvendit për mbështetjen e institucioneve të drejtësisë së re për sundimin e ligjit apo dhe luftën kundër korrupsionit.

Sot, në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, shpreh vendosmërinë e Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen e institucioneve të drejtësisë së re; konsolidimin e kulturës dhe praktikave të pandëshkueshmërisë; thellimin e reformave për Shqipërinë  evropiane, mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, shprehet Nikolla.

/rtsh.al/