RTSH 24 Live

Politikë

Dita e Europës, Rama: Shqipërinë kjo datë e gjen më afër se kurrë ëndrrës së vjetër

09/05/2024

Dita e Europës, Rama: Shqipërinë kjo datë e gjen më afër se kurrë ëndrrës së vjetër

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen BE-së.

Rama shkruan në “Facebook” se Shqipërinë kjo ditë e gjen më afër ëndrrës së vjetër.

Bashkangjitur me mesazhin e tij, kreu i qeverisë ka postuar një video ku flamuri kombëtar valëvitet përkrah atij të Bashkimit Europian.

“MIRËMËNGJES, dhe në këtë Ditë të Europës, e cila e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare me diellin që lind andej nga perëndon, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan në mesazhin e tij kreu i qeverise Edi Rama.

 

 

/rtsh.al/