RTSH 24 Live

Botë

Demonstratat e studentëve në SHBA. Protestuesit propalestinezë ngujohen brenda univeristetit Columbia

30/04/2024

Demonstratat e studentëve në SHBA. Protestuesit propalestinezë ngujohen brenda univeristetit Columbia

Studentët pro palestinezë në universitetin amerikan të Columbia kanë pushtuar një godinë akademike, si pjesë e protestës së tyre për luftën që vijon në Gazë. Dhjetëra aktivistë morën nën kontrollon atë që quhet salla Hamilton dhe janë ngujuar brenda saj. 

Më herët, administrata e universitetit filloi pezullimin e studentëve të përfshirë në protestë që sfiduan afatin e dhënë për t’u shpërndarë. Por ndërsa ky afat skadoi pasditen e së hënës, dhjetëra student u mblodhën në kampusin e universiteti.  

Demonstata të ngjashme kundër luftës në Gazë janë zhvilluar në shkolla të larta në pjesë të ndryshme të ShBA-së. Të hënën, policia arrestoi dhjetëra protestues dhe u shpërbë kampi I tyre në universitetin  e Teksasit në Austin. 

Aktivistët kërkojnë që universitet të heqin dorë nga sponsorizonit që kanë lidhje me Izraelin si dhe të ndërpresin marrëdhëniet me institucione izraelite.

/RTSH/