RTSH 24 Live

Aktualitet

Dalin momentet e fundit të Alma Arrazit me 3 fëmijët e saj, pak para mbytjes në lumin Buna

09/05/2024

Dalin momentet e fundit të Alma Arrazit me 3 fëmijët e saj, pak para mbytjes në lumin Buna

Kamerat e sigurisë në Shkodër kanë kapur momentet e fundit të Alma Arrazit me 3 fëmijët e pak para se të mbytej në lumin Buna.

Në pamje shihet se si Alma Arrazi, del nga kafeneja bashkë me tre fëmijët e saj, dhe kunatën, e cila ishte edhe personi i fundit që e pa pak para se 39-vjeçarja të ndërmerrte aktin e rëndë të vetëflijimit së bashku me fëmijët e saj.

Pasi ka konsumuar kafen me kunatën e saj, Alma Arrazi ka kaluar në këmbë në urën e vjetër të Bunës dhe më pas ka vijuar në drejtim të urës së re duke zbritur së bashku me fëmijët në bregun e lumit ku edhe dyshohet se kreu aktin e rëndë rreth orës 22:00 të 2 majit.

Kamerat e sigurisë tregojnë Alma Arrazin duke mbajtur përdore fëmijët e saj duke ecur në trotuar dhe më pas i drejtohet urës së lumit Buna së bashku me fëmijët 9, 8 dhe 3 vjeç, të cilët i dhanë fund jetës së tyre duke u hedhur në lumë.

Ishte fillimisht gjetja e kukullës dhe më pas trupi i pajetë i vajzës 8-vjeçare nga peshkatari ndërsa palombarët gjetën trupin e vajzës 9-vjeçare, djalit 3-vjeç dhe nënës, Alma Arrazi.

Ndërkaq, Prokuroria dhe policia vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa deri më tani është i ndaluar Erdgys Arrazi, bashkëshorti i 39 vjeçares për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes” i cili është lënë në burg pa afat.

/rtsh.al/