RTSH 24 Live

Politikë

Çështja “Beleri”, BE: Mosmarrëveshjet dypalëshe s’duhet të vonojnë procesin e anëtarësimit

08/05/2024

Çështja “Beleri”, BE: Mosmarrëveshjet dypalëshe s’duhet të vonojnë procesin e anëtarësimit

Bashki Evropian kërkon që çështja “Beleri” të mos vonojë procesin e anëtarësimit në BE të Shqipërisë. Zëdhënësja e KE Anan Pisonero tha se mosmarrëveshjet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Greqisë për rastin “Beleri” është një çështje rreptësisht dypalëshe që nuk duhet të shqetësojë BE-në.

“Komisioni nuk komenton çështjet gjyqësore në pritje, por po e ndjek këtë çështje”, tha Pisonero.

Greqia argumenton se rasti i Belerit duhet të shihet si një shqetësim europian dhe jo një çështje dypalëshe, pasi ai përfaqëson një shqetësim për sundimin e ligjit në një vend që aspiron të anëtarësohet në BE. Ndërsa për Shqipërinë kjo çështje i përket vetëm drejtësisë së pavarur.

Çështja “Beleri” ka shkaktuar tensione mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku drejtësia shqiptare e dënoi me 2 vite burg për vjedhje të votave dy ditë para zgjedhjeve vendore, në të cilat u zgjodh kryebashkiak i Himarës, ndërsa Athina zyrtare e konsideron atë si viktimë e akuzave të sajuara politike.

/rtsh.al/