RTSH 24 Live

Aktualitet

Brazil, 40 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas përmbytjeve

04/05/2024

Brazil, 40 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas përmbytjeve

Përmbytjet në Brazilin e Jugut, pas ditëve të tëra shiu të dendur kanë vrarë të paktën 40 persona, ndërsa 68 të tjerë ende të zhdukur, thanë autoritetet e mbrojtjes civile.

Më shumë se 24 000 njerëz u zhvendosën nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve, të cilat goditën më shumë se 265 komuna në shtetin brazilian të Rio Grande do Sul.

Më shumë se 8 000 njerëz po strehohen në strehimore emergjente.

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva e përshkroi fatkeqësinë si një nga përmbytjet më të këqija në historinë e vendit.

“Asnjëherë në historinë e Brazilit nuk ka pasur kaq shumë shi në një vend”, tha ai në një konferencë shtypi me kryeministrin japonez, Fumio Kishida në kryeqytetin Brazilia.

Zyrtarët thanë se më shumë se 2 000 punëtorë civilë shpëtimi ishin vendosur dhe Ministria e Mbrojtjes tha se më shumë se 900 ushtarë u dërguan gjithashtu së bashku me nëntë avionë ushtarakë dhe 98 varka për të ndihmuar në përpjekjen e shpëtimit.

Deri më tani, më shumë se 8 000 njerëz janë shpëtuar.

Shiu filloi të hënën dhe shkaktoi përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje toke në disa zona.

Shtëpi dhe ura u dëmtuan dhe shumë rrugë u bënë të pakalueshme.

Një digë shpërtheu pjesërisht të enjten.

/ rtsh.al /