RTSH 24 Live

Sociale

Bonusi i bebes, më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar prej fillimit të programit

23/04/2024

Bonusi i bebes, më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar prej fillimit të programit

Më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019. Shifrat i ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Mirëmëngjes dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet menjëherë nëse prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në zyrën e posaçme të hapura në çdo maternitet në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë fëmijën e tyre më vonë.

Për fëmijët që lindin në spitale private, apo jashtë vendit, çeku i bebes lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile. Prindërve u jepet një çek 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 lek për fëmijën e dytë dhe 120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej.

/rtsh.al/