RTSH 24 Live

Kosova

Biden takim me Trudeau, pandemia, klima dhe Kina në fokus

24/02/2021

Biden takim me Trudeau, pandemia, klima dhe Kina në fokus

Pandemia, klima dhe Kina ishin temat e takimit të parë bilateral të presidentit amerikan, Joe Biden, me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

“SHBA nuk ka miq më të afërt e të ngushtë se Kanadaja”, tha Biden. Në takimin online, që zgjati rreth dy orë, liderët u ndalën gjatë te pandemia dhe përballja me të, si dhe klima.

“Na ka munguar lidershipi amerikan gjatë viteve të fundit”, tha kryeministri kanadez. Më tej, ai lavdëroi Biden që iu ribashkua marrëveshjes për klimën, pasi Trump e largoi vendin nga nisma e shteteve kryesore.