RTSH 24 Live

Sociale

Begaj pret zyrtaren e DASH: Shqipëria, mbrojtëse dhe promovuese e të drejtave të njeriut!

18/04/2024

Begaj pret zyrtaren e DASH: Shqipëria, mbrojtëse dhe promovuese e të drejtave të njeriut!

Presidenti  Bajram Begaj priti të enjten në një takim zyrtaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Rina Amiri, e dërguar Speciale e SHBA-së për gratë, vajzat dhe të drejtat e njeriut për Afganistanin.

Presidenti Begaj i shprehu falënderime për angazhimin e saj dhe të Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për gratë dhe vajzat dhe për avancimin e një agjende globale për përfshirjen e grave në proceset e paqes.

Gjatë bisedës, u vlerësua mikpritja shqiptare për afganët e larguar nga vendi i tyre dhe për trajtimin me dinjitet.

“Ne nuk ofrojmë vetëm strehë, por dhe mundësi për ata që duan të ndërtojnë një të ardhme këtu”, theksoi Presidenti Begaj. Ai garantoi se Shqipëria, si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB, do të jetë mbrojtëse dhe promovuese e të drejtave të njeriut.


/ rtsh.al /