RTSH 24 Live

Politikë

Basha: Qeveria e Ramës, e inkriminuar dhe e korruptuar. Duhet alternativë e re

22/04/2024

Basha: Qeveria e Ramës, e inkriminuar dhe e korruptuar. Duhet alternativë e re

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu është adresuar qytetarëve duke kërkuar mendimin e tyre për programin dhe ekipin e kandidatëve për deputetë.

Përmes një videoje, ku Lulzim Basha rendit ata që i quan të korruptuar dhe të inkriminuar të qeverisjes së kryeministrit Rama, kreu i PD-së shprehet se shqiptarët duan dhe presin një alternativë të re.

Përballë një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar, që ka detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht, ku pagat janë më të ulëtat në rajon e çmimet më të lartat, na duhet një alternativë e re. Një program që siguron mirëqenie dhe ekip i besueshëm për ta realizuar atë.

Për këtë na duhet ndihma dhe kontributi juaj.

Na jepni mendimet për programin elektoral dhe propozime se kë doni të keni kandidat për deputet”, thotë Basha.

/rtsh.al/