RTSH 24 Live

Kosova

Basha: Ibrahim Rugova, shembull i europianizmit dhe i Europës moderne!

23/01/2021

Basha:  Ibrahim Rugova,  shembull i europianizmit dhe i Europës moderne!

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka përkujtuar sot figurën  e Ibrahim Rugovës me rastin e 15 vjetorit të vdekjes. "Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.
Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë" shkruan zoti Basha në rrjetet sociale.