Azerbajxhani ka krijuar mundësi të reja për shtetasit shqiptarë, të cilët do të mund të udhëtojnë pa viza atje për arsye turizmi apo biznesi. drejt vendit kaukazian
Dekreti "Për miratimin e marrëveshjes mbi bashkimin ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë" dhe ajo "Për eliminimin e përbashkët të kërkesave për viza për personat që mbajnë pasaporta të rregullta ndërkombëtare" u firmosën nga presidenti Ilham Alijev (o. Aliyev).
Dokumenti u firmos më 1 mars 2024 nga zv.ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Besart Kadia, dhe homologu i tij Fariz Rëzajev (o. Rzayev). Pas hyrjes në fuqi, i mbetet Ministrisë azerbajxhanase të Ekonomisë të sigurojë zbatimin e tij, ndërsa Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit do të njoftojë homologët shqiptarë se janë përmbushur procedurat e nevojshme për hyrjen në fuqi të marrëveshjes.
Në mars, teksa firmosej marrëveshja, kryeministri Edi Rama ishte i ftuar nderi i presidentit Alijev në Samitin 10 të Korridorit Jugor të Gazit, për të diskutuar projekte energjetike dhe gazifikimi, si lidhjen e TAP-it me TEC-in e Vlorës. /Azertac
/rtsh.al/