RTSH 24 Live

Politikë

Austri- Deputetja e PD-së Tabaku takon përfaqësues nga Komisioni për Çështjet Evropiane të Austrisë

23/04/2024

Austri- Deputetja e PD-së Tabaku takon përfaqësues nga Komisioni për Çështjet Evropiane të Austrisë

Kryetarja e Komisionit të Integrimit në Kuvend, Jorida Tabaku gjatë një vizite në Vjenë ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues nga Komisioni për Çështjet Evropiane të të dy dhomave të parlamentit të Austrisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, deputetja e PD-së, Tabaku shkruan se me përfaqësuesit e Komisionit për Çështjet Evropiane diskutuan mbi procesin e integrimit evropian me fokus luftën kundër korrupsionit.

Tabaku informon se gjatë këtyre takimeve u diskutua edhe për ndërtimin e një sistemi që lufton korrupsionin, i cili duhet të vijë nga parlamenti.

“Tanimë ne duhet të nisim betejën për të parandaluar korrupsionin përmes institucioneve dhe parlamenti është e vetmja rrugë që mund të implementohet kjo betejë”, shkruan Tabaku.

/rtsh.al/