RTSH 24 Live

Politikë

Asambleja e PS për Tiranën, Veliaj fton anëtarët të marrin pjesë në zgjedhje: PS i ka hapur derën çdo të riu

09/05/2024

Asambleja e PS për Tiranën, Veliaj fton anëtarët të marrin pjesë në zgjedhje: PS i ka hapur derën çdo të riu

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun, Erion Veliaj tha se 30% e anëtarësisë socialiste janë të rinj dhe 47% gra dhe vajza. Ai theksoi se turin e dytë të anëtarësimeve në PS, në parti do të përfaqësohen në mënyrë të barabartë të gjitha moshat dhe kategoritë.

Jam vërtet mirënjohës për të gjithë ata djem dhe vajza që na janë bashkuar dhe më vjen mirë që, më në fund, 30% e anëtarësisë sonë përbëhet nga të rinjtë, ashtu siç e kërkon statuti ynë. Jemi thuajse perfekt me 47% të anëtarësisë gra dhe vajza, për të cilaat kam një falenderim dhe një mirënjohje të veçantë. Jemi shumë, shumë afër dhe jam i sigurt që, me valën e dytë të anëtarësimeve deri në fund të vitit, ne do të kemi vërtet një PS që është realisht si një familje tipike shqiptare, me burra dhe me gra, me djem e me vajza, me gjyshërit dhe me gjyshet që e kanë mbajtur këtë parti në ditët më të vështira të saj”, deklaroi Veliaj.

Veliaj i ftoi të gjithë anëtarët socialistë të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen në të gjitha bashkitë e vendit ditën e nesërme, duke garantuar se vota e gjithësecilit do të respektohet njësoj.

Partia Socialiste është e vetmja parti që i ka hapur derën çdo djali dhe çdo vajze, pa e pyetur për babanë, për mamanë, pa e pyetur nga je, pa e pyetur për gjendjen civile, por thjesht duke i thënë ‘jepi, forca, bravo të qoftë’, ‘nëse do të punosh për këtë familje, do të marrësh mbështetje’. Zgjedhjet mbahen të premten në datën 10 maj, nga ora 15:00 deri në orën 19:00. Aty ku do të ketë radhë do u kërkojmë të gjithëve të respektohet, derisa të votojë votuesi i fundit. Pastaj, kutitë e votimit do të rihapen sërish të shtunën në 11 maj, nga ora 8:00 deri në 16:00”, njoftoi Veliaj.

/rtsh.al/