RTSH 24 Live

Sociale

Artistja nga Ukraina: Është hera e dytë që vizitoj Shqipërinë, më pëlqen natyra shqiptare dhe shikoj ndryshime shumë të mëdha

02/05/2024

Artistja nga Ukraina: Është hera e dytë që vizitoj Shqipërinë, më pëlqen natyra shqiptare dhe shikoj ndryshime shumë të mëdha

E ftuar në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSh, piktorja nga Ukraina, Aleksandra Bryska u shpreh se Tirana kishte ndryshuar shumë në pak kohë. Gjithashtu artistja u shpreh se është hera e dytë që viziton Shqipërinë dhe i pëlqen shumë natyra.

“Është hera e dytë që vizitoj Shqipërinë përfshi edhe Tiranën dhe shoh shumë ndryshime, hera e parë ishte në 2018, Elidon Halitit artisti i famshëm organizoi një event shumë të mrekullueshme 6 vjet me parë.

Kishte shumë artistë të ftuar dhe unë kam ardhur me bashkëshortin tim, na pëlqeu natyra shqiptare, kemi kaluar disa ditë në Tiranë dhe tani shikoj ndryshime shumë të mëdha. Është e pabesueshme të shohësh sa ka ndryshuar qyteti në një kohë kaq të shkurtër”, tha Aleksandra Bryska.

/rtsh.al/