RTSH 24 Live

Botë

Akuzohet për spiunazh për Kinën, arrestohet ndihmësi i politikanit të AfD-së

23/04/2024

Akuzohet për spiunazh për Kinën, arrestohet ndihmësi i politikanit të AfD-së

Një ndihmës i një politikani të ekstremit të djathtë gjerman, që kandidon në zgjedhjet evropiane në qershor, është arrestuar me dyshimin se ka spiunuar për Kinën.

Prokurorët gjermanë kanë bërë me dije se Jian G, akuzohet për shpërndarje informacioni rreth negociatave në Parlamentin Evropian me një shërbim inteligjent kinez dhe për spiunim të figurave të opozitës kineze në Gjermani.

Jian G u arrestua mbrëmjen e djeshme (22 prill), pak orë pasi tre shtetas gjermanë u vunë në pranga nën dyshimin se punonin me ministrinë e sigurisë shtetërore të Kinës për të dorëzuar teknologjinë që mund të përdorej për qëllime ushtarake.

Në faqen e internetit të Parlamentit Evropian, Jian Guo renditet si një asistent i akredituar i Maximilian Krah, një eurodeputet dhe kandidati kryesor i partisë së ekstremit të djathtë AfD në zgjedhjet në mbarë BE-në. Ai është një shtetas gjerman që thuhet se ka punuar si ndihmës i Krah në Bruksel që nga viti 2019.

"I dyshuari "është një punonjës i një shërbimi sekret kinez. Në janar të vitit 2024, i akuzuari në mënyrë të përsëritur i transmetoi klientit të tij të shërbimit të inteligjencës informacione për negociatat dhe vendimet në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu spiunoi anëtarët e opozitës kineze në Gjermani për shërbimin e inteligjencës”, thanë prokurorët.

Kujtojmë se një javë më parë, dy gjermano-rusë u arrestuar gjithashtu në Gjermani pasi dyshohet se spiunonin në emër të Rusisë, dhe synonin të kryenin sulme shpërthyese ndaj tyre.

/rtsh.al/