RTSH 24 Live

Aktualitet

Afera me incineratorin e Elbasanit, SPAK ankimon vendimin e GJKKO për Kokën dhe Bllakon

23/04/2024

Afera me incineratorin e Elbasanit, SPAK ankimon vendimin e GJKKO për Kokën dhe Bllakon

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO për ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako dhe ish-ministrin Lefter Koka lidhur me incineratorin e Elbasanit.

SPAK kërkon dënimin me 4 vite burg të Alqi Bllakos, i cili u shpall i pafajshëm nga gjykata për incineratorin e Elbasanit, ndërsa me 10 vite burg për Lefter Kokën, ndaj të cilit ra akuza e shpërdorimit të detyrës.

GJKKO vendosi që për incineratorin e Elbasanit Alqi Bllako të shpallej i pafajshëm për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe kooruspnit pasiv. Ndërsa ish ministri Lefter Koka u dënua vetëm për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash dhe u shpall i pafajshëm për akuzën për shpërdorim detyre.

Koka është dënuar edhe me 10 vite burg për incineratorin e Elbasanit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu konvertua në 5.8 vite, ndërsa Bllako është dënuar vetëm për incineratorin e Fierit me 2.8 vite burg.

/rtsh.al/