RTSH 24 Live

Botë

Abuzimet seskuale me sportistet, departamenti i Drejtësisë do t’i dëmshpërblejë me 139 milionë dollarë

23/04/2024

Abuzimet seskuale me sportistet, departamenti i Drejtësisë do t’i dëmshpërblejë me 139 milionë dollarë

Për shkak të vonesave dhe keq menaxhimeve të FBI për të hetuar për më shumë se 100 viktima te sulmeve seksulae të ish-mjekut të ekipit të gjimnastikës të  Shteteve të Bashkuara, Larry Nassar, Departamenti i Drejtësisë ka arritur një marrëveshje prej 138.7 milionë dollarësh për ta.

Departamenti i Drejtësisë pranoi dështimet e tij në një raport të ashpër të inspektorit të përgjithshëm që zbuloi se zyrtarët e lartë në zyrën fushore të FBI Indianapolis nuk iu përgjigjën pretendimeve të Nassar, bënë gabime të shumta dhe thelbësore kur ata u përgjigjën dhe shkelën politika të shumta të FBI-së kur ndërmorën aktivitetin e tyre hetimor.

Më shumë se 150 gra dhe vajza, përfshirë atletet olimpike, kanë pretenduar se Nassar ka abuzuar seksualisht me to gjatë  kryerjes së trajtimeve mjekësore. Për dekada të tëra, Laërence Nassar abuzoi me pozitën e tij, duke tradhtuar besimin e atyre që ishin nën kujdesin e tij dhe mbikëqyrjen mjekësore, duke shmangur përgjegjësinë,” tha në një deklaratë të martën Benjamin Mizer, ushtrues i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Larry Nassar ka punuar për kombëtaren amerikane të femrave, të gjimnastikës artistike nga viti 1996 deri në 2017-ën, vit në të cilin u akuzua dhe u gjykua. Në vitin 2018 ai u dënua me një total prej 176 vitesh burg, pasi kishte abuzuar seksualisht me më shumë se 500 atlete gjatë seancave të tij.

/RTSH/