RTSH 24 Live

Botë

20 miliardë dollarë investime, një korridor i ri ekonomik do të lidhë Turqinë me Gjirin përmes Irakut

23/04/2024

20 miliardë dollarë investime, një korridor i ri ekonomik do të lidhë Turqinë me Gjirin përmes Irakut

Turqia, Irani, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar një deklaratë për të forcuar lidhjet tregtare përmes një korridori të ri ekonomik në vlerë të miliardë dollarëve, për ndërtim të rrugëve dhe hekurudhave.

Zëdhënësi i kryeministrit irakian, Mohammed al-Sudani, tha se përfaqësuesit e këtyre shteteve kishin nënshkruar një deklaratë për jetësim të këtij synimi gjatë vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan të hënën në Bagdat.  Dy vendet e pasura të Gjirit janë mbështetëse potenciale të projektit, i cili besohet se do të kapë shifrën e 20 miliardë dollarëve. Projekti njihet si “Rruga Zhvillimore”, apo “Kanali i thatë”.

Puna në të besohet të përfundohet më 2038, kur një rrjet rrugësh dhe hekurudhash të lidhin një port të ri në Basra, në jug të Irakut, me Turqinë në veri. Prej atje, korridori pritet të zgjerohet deri te porti turk të Mersit në Mesdhe, dhe përmes Stambollit në Europë. Presidenti turk Erdogan e ka përshkruar projektin si ‘Rruga e re e Mëndafshtë’.

Porti i ri në Basra është duke u ndërtuar prej një kompanie koreane jugore, dhe pritet të jetë një prej më të mëdhave në Lindje të Mesme. Irani shpreson që të shndërrojë këtë port në një qendër biznesi në mes të Azisë dhe Evropës. Megjithatë, situata e brishtë e sigurisë në Irak, tensionet politike dhe korrupsioni i përhapur, kanë ngritur pikëpyetje nëse ky port dhe infrastruktura përcjellëse do të përfundohen në afatet e përcaktuara.

/RTSH/