RTSH 24 Live

Aktualitet

15-vjetori i anëtarësimit në NATO, Uisner: Shqipëria e angazhuar për të përmbushur detyrimet e saj

24/04/2024

15-vjetori i anëtarësimit në NATO, Uisner: Shqipëria e angazhuar për të përmbushur detyrimet e saj

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) ka organizuar një konferencë në kuadër të 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në prani të kryeministrit Edi Rama, i ngarkuari me punë i SHBA-së, David Uisner (o. Wisner) falënderoi Shqipërinë për përpjekjet e saj si aleate në NATO në mbështetje të misioneve të NATO-s në të gjithë botën, përfshirë hapjen së fundmi të Bazës Ajrore të Kuçovës, si dhe angazhimin e saj për të përmbushur detyrimet e NATO-s.

Z. Uisner falënderoi Shqipërinë për përpjekjet e saj si aleate në NATO në mbështetje të misioneve të NATO-s në të gjithë botën, përfshirë hapjen së fundmi të Bazës Ajrore të Kuçovës, si dhe angazhimin e saj për të përmbushur detyrimet e NATO-s. Ai theksoi rëndësinë të Aleancës së NATO-s sot, duke i bërë jehonë vërejtjeve të presidentit Hari Truman (o. Harry) të vitit 1949 se NATO është një mburojë kundër agresionit. Shtetet e Bashkuara do të presin Samitin e NATO-s 2024 në Uashington DC këtë verë në nder të 75-vjetorit të NATO-s,” thuhet në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

 

/rtsh.al/