RTSH 24 Live

Politikë

"Unë të kërkoj pazar me SPAK-un?"- Meta: Aktori më i fuqishëm në këtë vend jam vetë

06/05/2024

"Unë të kërkoj pazar me SPAK-un?"- Meta: Aktori më i fuqishëm në këtë vend jam vetë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të drejtuesit Alban Dudushi në RTSH1 se ai nuk ka pse kërkon të bëjë pazare me Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion sepse ai vetë aktor i fuqishëm në vend.

Meta theksoi se SPAK-u e ka nisur çështjen ndaj që në vitin 2019 kur ai ishte në përplasje për Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa lëshoi një sërë akuzash në drejtim të juristëve që janë marrë me çështjet e Ilir Metës.

Unë të kërkoj pazar me SPAK-un? S’ka aktorë të fuqishëm në këtë vend, jam vetë aktor i fuqishëm se unë dal përballë të gjithëve, dal përballë SPAK-ut, dal përballë kujt të duash, më sill kë të duash në këtë vend.

Ma sill mua këtu! Është çështje morali kjo, është çështje integriteti kjo. E para SPAK-u e ka nisur çështjen që në vitin 2019, në kulmin e përplasjes sime për Gjykatën Kushtetuese.

Në dhjetor të vitit 2019 në bazë të një delikuenti i cili është dënuar nga gjykata për dhunë në familje, është çështja e tyre le ta mbajnë. Është një jurist tjetër që është dënuar në kohën e Enverit, në kohën e Ramizit, në kohën e Fatosit, është dënuar këtu është dënuar në Belgjikë me emër tjetër, është dënuar në Amerikë, është dënuar kudo! Ai përditë del nëpër studio.

Pse ? Sepse paguajnë incineratorët, ndërsa unë kam punë tjetër, kam 5 prioritetet për 4 milionë shqiptarë plus”, u shpreh Meta.  

/rtsh.al/