RTSH 24 Live

Sociale

“Shkollat si qendër komunitare”, projekti po zbatohet në 49 shkolla janë përfshirë mbi 2800 fëmijë

04/05/2024

“Shkollat si qendër komunitare”, projekti po zbatohet në 49 shkolla janë përfshirë mbi 2800 fëmijë

Shkolla e Kuqe në Tiranë është një prej shkollave që jashtë orarit të mësimit funksionon si qendër komunitare. Gjatë orëve të pasdites fëmijët ushtrohen në sporte të ndryshme.

Edhe prindërit i gëzohen faktit që fëmijët kalojnë kohë duke u marr me aktivitet fizik, nga i cili kanë disa përfitime.

Ka pasur një impakt shumë pozitiv si në aspektin fizik, psikologjik dhe edukativ. Mendoj që është shumë e nevojshme për çdo fëmijë që të jetë anëtar i një ekipi sportiv”, tha një prind.

Bashkia e Tiranas bashkëpunon me klubet dhe shoqatat sportive par t’u ofruar fëmijëve mundësinë të ushtrohen në sporte të ndryshme, që nga futbolli, basketbolli, volejbolli, por edhe tenisi e ping pongu.

Ka filluar me 30 shkolla dhe sot ka arritur në 48 shkolla. Ka filluar me 1500 fëmijë dhe sot janë mbi 2800 fëmijë”, tha punonjësi i projektit.

Koncepti i shkollave si qendër komunitare nisi të vihej në zbatim 6 vite më parë, ndërsa parashikohet të zgjerohet edhe në shkollat e reja. Projekti Shkollat Qendër Komunitare është implementuar deri tani në 49 shkolla nga 59 shoqata sportive.

/RTSH/