RTSH 24 Live

Politikë

“Përballjet e 14 Majit” / Berisha-Meta, Rama dhe Alibeaj në “garë”, bashkitë që do i “përplasin” kokë më kokë

06/04/2023

“Përballjet e 14 Majit” / Berisha-Meta, Rama dhe Alibeaj në “garë”, bashkitë që do i “përplasin” kokë më kokë

‘Formohet’ shumica e skuadrave që do përballen me njëra-tjetrën në “fushën e ndeshjes” që do të luhet në Vendoret e 14 Majit.

Por duket se numri i lojtarëve që iu nevojitet këtyre skuadrave, ka mungesa për Partinë Demokratike, e cila u përball me rrjedhje brenda llojit, dhe nuk plotësoi dot numrin e duhur për t’iu futur garës në të gjitha bashkitë e vendit. Por ndonëse përballja mes partive politike do të zhvillohet në 61 bashki, në Tiranë, Elbasan dhe Durrës beteja pritet të jetë më e ashpër mes kandidatëve.

Një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi regjistrimin e 28 kandidatëve për kryetarë bashkie për disa subjekte zgjedhore, si dhe miratoi rezultatet e verifikimit paraprak të kushteve të kandidimit për kandidatët për kryetar bashkie, të subjektit zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

E teksa “ethet” e garës së 14 majit shtohen dita-ditës, partia opozitare më e madhe në vend, PD e Alibeajt do të futet në Vendore me mungesa dhe me vetëm 15 kandidatë për Kryebashkiakë dhe me një numër të vogël në këshillat bashkiakë. PD nuk ka Këshill Bashkiak në 7 bashki, Skrapar, Vorë, Devoll, Pustec, Roskovec, Dropull dhe Krujë.

Ndërsa për Partinë Socialiste dhe Koalicionin “Bashkë Fitojmë” gara nuk është aq e komplikuar sa në kampin blu, kjo pasi futen ‘në fushë’ me 61 lojtarë.

Kandidatëve për kryetarë bashkie për disa subjekte zgjedhore si më poshtë:

Bashkia Tiranë:

Erion Veliaj-Partia Socialiste

Belind Këlliçi-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Roland Bejko-Partia Demokratike

Armend Qori-Partia Lëvizja Bashkë

Marko Dajti-Partia Fronti i Majtë

Lajla Përnaska-Drejtësi, Integrim dhe Unitet

 

Bashkia Durrës:

Igli Cara-Koalicioni "Bashkë Fitojmë"

Emirjana Sako-Partia Socialiste

 

Bashkia Shkodër:

Bardh Spahia-Koalicioni "Bashkë Fitojmë"

Benet Beci-Partia Socialiste

 

Bashkia Vlorë:

Ermal Dredha-Partia Socialiste

Hysni Sharra-Koalicioni "Bashkë Fitojmë"

 

Bashkia Elbasan:

Gledian Llapja-Partia Socialiste

Luçiano Boçi-Koalicioni "Bashkë Fitojmë"

 

Bashkia Fier:

Armando Subashi-Partia Socialiste

Edvar Kodheli-Koalicioni "Bashkë Fitojmë"

Eriselda Çelaj-Partia Demokratike 

 

Bashkia Lushnje:

Eriselda Sefa-Partia Socialiste

Eduart Shark-Koalicioni "Bashkë Fitojmë"

 

Bashkia Korçë:

Sotiraq Filo-Partia Socialiste 

Ledina Alolli-Koalicioni "Bashkë Fitojmë"

 

Bashkia Lezhë:

Pjerin Ndreu-Partia Socialiste

Pashkë Gjoni-Koalicioni "Bashkë Fitojmë"

 

Bashkia Berat:

Ervin Demo-Partia Socialiste

Zija Ismaili- Koalicioni "Bashkë Fitojmë"

 

Bashkia Kamëz:

Rakip Suli-Partia Socialiste

Arjan Hoxha-Koalicioni "Bashkë Fitojmë"

Bilbil Bajraktari-Partia Demokratike

 

Bashkia Dimal:

Gentian Meçi-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Juliana Mema-Partia Socialiste e Shqipërisë

Dritan Sula-Partia Demokratike

 

Bashkia Kuçovë:

Lefter Maliqi-Kolaicioni “Bashkë Fitojmë”

Kreshnik Hajdari- Partia Socialiste e Shqipërisë

Ilirjan Koxhaj-Partia Demokratike

 

Bashkia Poliçan:

Behar Xhaferaj-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Adriatik Zotaj-Partia Socialiste e Shqipërisë

 

Bashkia Skrapar:

Euglen Mustafallari-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Adriatik Mema-Partia Socialiste e Shqipërisë

 

Bashkia Bulqizë:

Defrim Fiku-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Festime Mjeshtri-Partia Socialiste e Shqipërisë

 

Bashkia Dibër:

Ismail Uka-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Rahim Spahiu-Partia Socialiste

 

Bashkia Klos:

Bedri Hoxha-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Valbona Kola-Partia Socialiste

 

Bashkia Mat:

Skënder Gjuci- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Agron Malaj- Partia Socialiste

 

Bashkia Krujë:

Agron Loka-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Artur Bushi-Partia Socialiste

 

Bashkia Belsh:

Bedri Qypi-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Arif Tafani-Partia Socialiste

 

Bashkia Cërrik:

Servet Duzha- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Andis Salla- Partia Socialiste

 

Bashkia Gramsh:

Hasim Çekrezi- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Besjon Ajazi-Partia Socialiste

 

Bashkia Librazhd:

Shefki Çota- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Mariglen Disha-Partia Socialiste

 

Bashkia Peqin:

Mustafa Pashja- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bukurosh Maci- Partia Socialiste

 

Bashkia Divjakë:

Aurel Malko- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Josif Gorrea-Partia Socialiste

 

Bashkia Mallakastër:

Resmi Shanja-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Qerim Ismailaj- Partia Socialiste

Agron Kapllanaj-Partia Demokratike

 

Bashkia Patos:

Sofie Alushaj-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Fation Duro-Partia Socialiste

Pranvera Rizaj-Partia Demokratike

 

Bashkia Roskovec:

Erdit Hazizaj- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Majlinda Bufi- Partia Socialiste

 

Bashkia Dropull:

Thanas Maneka- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Majlinda Bufi-Partia Socialiste

 

Bashkia Gjirokastër:

Dorjan Lani- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Flamur Golemi-Partia Socialiste

Shemsho Lamaj-Partia Demokratike

 

Bashkia Këlcyrë:

Arjan Kasaj- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Klement Ndoni-Partia Socialiste

Adriatik Spahiu- Partia Demokratike

 

Bashkia Libohovë:

Leonard Hide-Partia Socialiste

Adil Xhelili- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

 

Bashkia Memaliaj:

Albert Malaj-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Gjolek Guci-Partia Socialiste

 

Bashkia Përmet:

Edmond Komino- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Alma Hoxha-Partia Socialiste

 

Bashkia Tepelenë:

Baftjar Imeri-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Termet Peci- Partia Socialiste

Sokol Guga- Partia Demokratike

 

Bashkia Devoll:

Elvis Hajdërlli- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Eduard Duro- Partia Socialiste

 

Bashkia Kolonjë:

Et’hem Lumani-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Erjon Isaji-Partia Socialiste

 

Bashkia Maliq:

Alfred Gega-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Gëzim Topçiu- Partia Socialiste

 

Bashkia Pogradec:

Zini Tollozhina-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Ilir Xhakolli- Partia Socialiste

 

Bashkia Pustec:

Pandi Jani- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Pali Kolefksi- Partia Socialiste

 

Bashkia Has:

Miftar Dauti- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Beqir Mulaj- Partia Socialiste

 

Bashkia Kukës:

Admir Sinamati- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Safet Gjici- Partia Socialiste

 

Bashkia Tropojë:

Besnik Dushaj- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Rexhe Byderi-Partia Socialiste

 

Bashkia Kurbin:

Behar Haxhiu-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Majlinda Cara-Partia Socialiste

 

Bashkia Fushë-Arrëz:

Hil Curri-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Fran Tuci- Partia Socialiste

 

Bashkia Malësi e Madhe:

Isa Ramaj- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Tonin Marinaj-Partia Socialiste

 

Bashkia Vau Dejës:

Zef Hila- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Kristian Shkreli- Partia Socialiste

Klomentina Drini- Partia Demokratike

 

Bashkia Kavajë:

Fisnik Qosja- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Redjan Krali- Partia Socialiste

 

Bashkia Vorë:

Indrit Hoxha-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Blerim Shera- Partia Socialiste

 

Bashkia Delvinë:

Ilir Mehmeti-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Besmir Shera- Partia Socialiste

 

Bashkia Finiq:

Leonidha Hristo- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Kristo Kiço-Partia Socialiste

Leonidha Papa-Partia Demokratike

 

Bashkia Himarë:

Dhionisios Alfred Beleri- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Jorgo Goro- Partia Socialiste

 

Bashkia Konispol:

Fatmir Shero- Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Ergest Dule- Partia Socialiste

 

Bashkia Sarandë:

Ardit Cikuli-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Oltjon Caci- Partia Socialiste

Skënder Muco-Partia Demokratike

 

Bashkia Selenicë:

Leonard Rakipaj-Koalicionin “Bashkë Fitojmë”

Nertil Bellaj-Partia Socialiste

 

Bashkia Mirditë:

Mark Ruci- Partia Demokratike

Ndrec Dedaj- Partia Socialiste

Albert Mëlyshi-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Gazetare: Joana Kalemi

/rtsh.al/