RTSH 24 Live

Sociale

“Mundësi pa Kufi”, motrat Shalari frymëzojnë me pasionin dhe talentin e tyre

02/05/2024

“Mundësi pa Kufi”, motrat Shalari frymëzojnë me pasionin dhe talentin e tyre

“Mundësi pa kufi", një koncert muziko-teatral ideuar dhe performuar nga motrat artiste Blerina dhe Alda Shalari u ngjit në skenën e Teatrit “Skampa” në Elbasan.

Dy motrat, që e humbën shikimin në fëmijëri, ushqyen me vite talentin dhe pasionin, për muzikën dhe sot sfidojnë vështirësitë duke u ngjitur në skenat artistike. E bëjnë këtë jo vetëm për vete, por për të gjithë ata që duhet të sfidojnë vetveten, në kushte të ngjashme me të tyret:

“Prandaj koncerti quhet “Mundësi pa Kufij”. Di që nëpër komunitete të caktuara ka njerëz të cilët kanë prirje arti, madje ka njerëz të caktuar që edhe janë shkolluar për artin por jo të gjithë u jepet mundësia të ngjiten në skenë. Çdo koncert i bërë nga kategori njerëzish me prirje ndryshe mendoj që është edhe një mundësi frymëzimi”, tha artistja Blerina Shalari.

“Është një punë që kërkon një mirë përgatitje, por që gjithmonë me ka joshur të sfidoj veten, dhe besoj se ja kam arritur deri në një fare mënyre”, tha artistja Alda Shalari.

I ftuar special në mbrëmjen e motrave Shalari ishte aktori i Teatrit Kombëtar  Dritan Boriçi i cili interpretoi melodramën “Homeriada”,  shkruar prej Blerinës. Motrat Shalari kishin zgjedhur që këtë mbrëmje në kujtim të kompozitorëvë Riza Zdrava dhe Tonin Harapit të interpretojë pjesë të tyre.

Gazetare: N. Spahiu

/RTSH/