RTSH 24 Live

Kosovë

"Kosova të marrë hapa të guximshme që të bëhet anëtare e Këshillit të Europës"

10/05/2024

"Kosova të marrë hapa të guximshme që të bëhet anëtare e Këshillit të Europës"

Ndërsa çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës ende nuk figuron në axhendën e mbledhjes së 17 majit të komitetit të ministrave të kësaj organizate, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur se kjo axhendë mund të ndryshohet edhe në minutën e fundit.

"Sa më shpejt që Kosova të marrë një vendim të guximshëm, aq më realiste do të bëhet arritja e një shumice prej 2/3 për t’iu bashkuar Këshillit të Europës," u shpreh Rohde në një postim në rrjetin social x. 

Gjermania dhe Franca danë kërkuar që drafstatuti i Bashkimit Evropian për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që i dorëzuar palëve në tetor të vitit të shkuar, të dërgohet për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke e vendosur një hap të tillë si kusht për anëtarësim në Këshillin e Europës, çka është cilësuar si absurd nga kryeministri Albin Kurti. 

Në 16 prill të këtij viti Asambleja Parlamentare e KiE miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakojanis, sipas të cilit Kosova ka plotësuar kushtet për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të organizatës, dhe që asociacionin e cilësoi si çështje të brendshme të kosovës.

Vendimi përfundimtar për anëtarësim pritet të merrej nga komiteti i ministrave të organizatës gjatë mbledhjes së javës së ardhshme. 

Gazetare: Elda Pepa

/ rtsh.al /