RTSH 24 Live

Aktualitet

Balla : Lufta kundër kanabisit do të vijojë në të gjithë vendin!

04/05/2024

 Balla : Lufta kundër kanabisit do të vijojë në të gjithë vendin!

Ministri i brendshëm Taulant Balla ka kërkuar heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe goditjen e ndërtimeve pa leje veçnërisht në vijën bregdetare.

Gjatë një takimi me zyrtarë lokalë të bashkive Vlorë, Selenicë dhe Himarë, zoti Balla tha se në vitin 2023 ju dha një goditje e fortë mbjelljes së bimëve narkotike.

Ministri i brendshëm tha se shumë shpejt do të nisë monitorimi nga ajri edhe me dronet Bajraktar. 

Zoti Balla bëri të ditur gjithashtu se me guardia di finanza italiane monitorimet në të gjithë zonën do të intesifikohen. 

"Ne do të vijojmë edhe për të mos lejuar që grupe që kanë funksionuar në Vlorë apo janë akoma të vijojnë duke i goditur ato. "Lufta kundër kanabisit do të vijojë në të gjithë vendin " premtoi ministri i brendshëm Taulant Balla. 
                 


/ rtsh.al /